20/11 21:31
Shpërthimi i një ylli në hapësirë ka sjellë pamje të mrekullueshme për banuesit e planetit Tokë.
Momente shumëngjyrëshe që nuk i shohim çdo ditë me sytë tanë, por që ngelin thellë në memorie.
NASA ka publikuar foton, ndërsa shkruan se astronomët kanë konfirmuar se shumica e oksigjenit në univers vjen nga shpërthime të tilla.
“Kjo mbetje e supernovës u krijua nga shpërthimi i një ylli masiv. Me ndihmën nga@NASAChandraXray, astronomët kanë konfirmuar se shumica e oksigjenit në univers vjen nga shpërthime siç shohim këtu. Sasia e oksigjenit e gjeneruar nga ky shpërthim mund të nxisë mijëra sisteme diellore”, shkruhet në faqen e NASA-s.
Top Channel