Historia e Beatrix dhe Donald duket se vijon ende. Pas një diskutimi të gjatë pas mbrëmjes së djeshme, nisën shikimet me flirtime mes tyre dhe Beatrix nuk hezitoi ta puthte duke treguar se nuk do t’i japin fund romancës.
Para se të vinte puthja, Donaldi dukej se i kërkonte ndarjen duke i thënë se duhet të mos shkatërronin njëri-tjetrin nëse nuk arrijnë të kuptohen. Ai i kujtonte faktin që Beatrix donte të dilte me DJ Dagz, gjë që nuk e bëri të ndihej mirë dhe i kujtoi sinjalet që i ka dhënë familja për historinë që ka lindur brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Donald: Nuk ke pse shkatërron veten as unë as ti nëse mërzitemi.
Beatrix: Unë po të them jam gati të flasim, të kuptohemi.
Donald: Të duket normale që të dalësh me Dagzin, po unë këtu?
Beatrix: Po nuk je ulur të më kuptosh. Nuk do e përballoja dot. Është shumë i ndjeshëm.
Donald: Të duhet mami apo tezja të të thojë jepi pak frymë këtij djali. Nga njerëzit e tu nuk i merr sinjalet?
Beatrix: Çfarë të bëj?
Donald: Të më dëgjosh. Janë gjëra që nuk ti them dot, kam strese pafund në kokën time se kam përgjegjësi jashtë. Unë uf puf bëj sepse kam ngarkesë dhe jam njeri overthinking. Më kupton apo jo? Ti s’më kupton o shpirt dhe ky është problem.
Beatrix: Mundohem të të kuptoj.
Top Channel