Protesta anti-vaksinime e anti-kufizime u zhvilluan mbrëmë në disa qytete gjermane para debatit të qeverisë që kërkon të bëjë vaksinimet të detyrueshme.
Policia me veshje të rënda lëshoi spraj djegës ndaj rreshtave me protestues për t’i ndaluar të marshonin në qytetin port të veriut Rostock.
Demonstrata u zhvilluan mbrëmë gjithashtu në Berlin, Këln e Leipzig disa ditë pasi kancelari i ri Olaf Scholz po shtyn për shtrëngimin e kufizimeve të Covid-19.
Pas një rritjeje të numrave të infektimeve pas Krishtlindjeve, Scholz dhe guvernatorët e 16 landeve gjermane kanë bërë të detyrueshme pasaportën e vaksinës ose testin negativ për të hyrë në bare e restorante.
Policia hedh lende djegese ndaj protestuesve mbreme ne Saxony;
Por vendi kërkon të bëjë të detyrueshme vetëm provën e vaksinimit duke eliminuar të gjitha opsionet e tjera, çka është quajtur masë diktatoriale nga kritikët.
Rreth 72% e gjermanëve janë të vaksinuar dhe rreth 40 % kanë marrë dozën e tretë, shkruan e përditshmja britanike Metro.co.uk
Zhvillimet kanë bërë që aktivistët anti-vaksina të shtojnë aktivitetin e tyre muajt e fundit kundër arbitraritetit të qeverisë.
Shumë demonstrata janë bërë të dhunshme ku protestuesit kanë sulmuar oficerët e policisë pasi janë urdhëruar të shpërndahen.
Në vende të tjera të Evropës ka pasur protesta masive ku njerëzit shpresin kundërshtimin e tyre ndaj rregullave të shpallura nga qeveria.
Më shumë se 100,000 njerëz kanë demonstruar në Francë në fundjavë për të kundërshtuar planet e qeverisë për kufizimin e të drejtave të të pavaksinuarve.
Rregullat e reja kërkojnë që individët të paraqesin vetëm provë vaksinimi për të darkuar në restorant, për të dudhtuar në trena apo për të marrë pjesë në evente kulturore.
Top Channel