Mbrëmja e sotme është mbyllur me një darkë të shijshme për banorët

Në shtëpi është ndezur atmosfera festive dhe banorët po kënaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ka qenë Monika e cila ka vendosur që të ngrejë disa dolli që shkaktuan jo pak të qeshura.

Dollia e parë e saj iu dedikua Romeo Veshaj dhe Elgit Dodës, si një mënyrë për të rikujtuar këngën që Monika po pret të krijohet.

Dollia e dytë iu dedikua banorëve të shtëpisë.

Dollia e tretë iu dedikua Sabianit dhe disa të tjera që pasuan.

Shumë prej banorëve e ndoqën Monikën duke qeshur, e shumë të tjerë e shoqëruan në këtë moment.

Top Channel