Temperaturat e ulëta kanë përshkruar vendin ditën e fundit dhe parashikohet që gjatë natës së sotme të zbresin nën 0 gradë Celsius.

Autoriteti Rrugor Shqiptari (ARRSH) ka dhënë informacione në lidhje me situatën e krijuar dhe bën me dije se është bërë trajtimi me kripë në akset me prezencë dëbore për të shmangur ngricat.

Më tej, ARRSH u bën apel shoferëve të kenë kujdes nëse do të udhëtojnë gjatë natës apo në orët e para të mëngjesit, si dhe u bën thirrje të respektojnë sinjalistikën dhe të pajisen me goma dimërore.

“Temperatura të ulëta, pa reshje kanë përshkuar vendit dhe sipas parashikimit të motit gjatë natës do të zbresin nën 0 °C.

Është bërë trajtimi me kripë në akset me pretencë bore për të shmangur ngricat, si në; Tropojë, Kukës, Korçë

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Top Channel