Tërmeti në Greqi/ Publikohen momentet e dridhjes së tokës, qytetarët përjetojnë tmerrin (Video)

10/01/2022 10:10

Tërmeti që goditi Follorinën mbrëmjen e djeshme shkaktoi frikë jo vetëm në Greqi, por edhe në tre shtete të tjera, përfshi Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter me epiqendër Follorinën në vendin fqinjm, ishte me thellësi 14.1 km. Disa prej pamjeve të kamerave të sigurisë tregojnë momentin e dridhjes së tokës që shumë mirë

Qytetarët e kaluan natën në makinë dhe në ambientet e jashtme, duke braktisur nga frika banesat e tyre.

Shkollat ​​janë të mbyllura këtë të hënë, ndërsa tërmeti ka shkaktuar shumë dëme. Janë thyer xhamat e dyqaneve dhe shtëpive, por nuk raportohet për të lënduar.

Për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme, objektet kanë rënë brenda shtëpive, ndërsa disa suva janë shkëputur dhe kanë rënë mbi makina.

“Në vitin 1994 kemi pasur një tërmet me magnitudë 6 ballë në zonë nga një degë e kësaj thyerje dhe po monitorojmë fenomenin. Banorët duhet të mbrojnë brendësinë e shtëpive të tyre. Shmangni muret e rrënuara. Duhet të rregullojmë objektet e rënda nëpër shtëpi”, tha  drejtori i Institutit të Gjeodinamikës, profesori Akis Tselentis.

Ai foli për 14 lëkundje që pasuan pas  të parës prej 5.3 Rihter, duke vlerësuar se ndoshta është tërmeti kryesor dhe se do të vijojë për ditë, ndoshta edhe javë pasi thellësia ishte e vogël.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA