Aleks Visha duke festuar ndërrimin e viteve

E përditshmja Daily Mail të cilës i referohet Top Channel ka botuar sot një shkrim të gjatë ku vendos në fokus shqiptarët e botës së krimit të dëbuar nga Britania e Madhe e më pas të rikthyer në ishull.

Për ta ilustruar këtë, merret si shembull rasti Aleks Vishës. Ekstraduar në Gjermani për vjedhje, dëbuar në Shqipëri e më pas i rikthyer në Angli.

Aleks Visha është shqiptari më “i famshëm” për momentin në Angli pas fitores së bujshme në Live TikTok me një arab ndaj të cilit mori më shumë se 24 milion pikë.

Megjithatë sipas Daily Mail Aleks Visha nga Kolshi i Kukësit sfidoi qeverinë angleze e cila vitin e shkuar nënshkroi një marrëveshje me Tiranën për dëbimin e shpejtë të shqiptarëve ilegalë apo atyre të dënuar nga drejtësia angleze.

Gazeta britanike

Shqiptar i njihet pëer jetën luksoze që bën atje, ndërsa ka vuajtur tre muaj heqje lirie në Gjermani.

Dedektivi Mick Neville ironizoi sigurinë që ka Anglia, duke thënë se “kufijtë tanë kanë më shumë vrima se një sitë”.

Ai kërkon të hetohet se si shkoi në Angli një person i njohur për drejtësinë: “Ka kaluar kanalin me varkë apo ka përdorur dokumente të rreme?

Ky rast, thotë ai, është shqetësues, ndërsa kërkon më shumë kontrolle në kufi, për të mbajtur larg kriminelët dhe terroristët.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA