“Tregtari i Venedikut” një nga kryeveprat e Shekspirit erdhi premierë në teatrin Andon Zako Çajupi nga regjisori Qëndrim Rijani.

Ajo çfarë e bën të veçantë kastin e aktorëve të kësaj shfaqjeje është pjesëmarrja nga të gjitha trevat shqipfolëse, si nga Maqedonia e Veriut por edhe nga Kosova por dhe të rinjtë korçarë.

Aktorët shprehen të emocionuar pasi për ta ka qenë një surprizë e madhe vënia e veprës së Shekspirit në teatrin e Korçës.

“Tregtari i Venedikut” është një nga komeditë më të dashura të Shekspirit dhe shfaqja ka sjellë një lojë të bukur të aktorëve të cilët do ta interpretojnë atë edhe mbrëmjen e së dielës në Teatrin e Korçës.

Top Channel