Ky është Dritan Kolgjini, një 27 vjeçar, që prej 5 vjetësh punon si udhërrëfyes turistik.

Dikur mosbesues ndaj vaksinimit, sot ai sapo doli nga qendra e vaksinimit, pasi kreu dozën e dytë.

“M’u desh një vit gati, për t’u bindur, që të bëja vaksinën. Paqartësitë ishin shumë të mëdha e po aq i madh dhe ngurrimi. Mediat sociale dhe teoritë konspiracioniste bënin të vetën. Por për hir të shëndetit të prindërve të mi, të miqve, të punës që unë kryej, ku jam gjithë kohën me njerëz, u binda ta bëj vaksinën. Në familjen time janë të gjithë të vaksinuar. Prindërit e kaluan Covidin dhe duke patur frikën e një riinfektimi i bëra vaksinat. Kemi të njohur e miq që kanë qenë të vaksinuar dhe janë infektuar, por e kanë kaluar lehtë sëmundjen. Sot bëra Pfizer pasi lexova për të dhe krijova bindjen se nuk ka pasoja.

Vjet vetëm për të shkuar në Bajram Curri, kur kaloje nga Kosova, duhej tampon. Për të shkuar në Greqi, Maqedoni, Kosovë isha gati të paguaja tamponë që shkonin nga 15 euro ose 20 mijë lekë të vjetra secila. Kam harxhuar rreth 200 euro për të udhëtuar vjet.

Presion për të bërë vaksinën kam patur mbi të gjitha nga vetja ime, pasi doja të ruaja gjithë njerëzit e dashur që më rrethojnë dhe ata me të cilët punoj. Miqtë e mi që ngurrojnë si unë dikur, mundohem t’i bind, se vaksinimi do t’i japë fund kësaj luftë”.

Top Channel