Vetëm 27 vjeçe, Trump zgjedh sekretaren më të re të shtypit në Shtëpinë e Bardhë
16/11 12:08
Një ish-mësues që vrau, copëtoi dhe hëngri pjesë të trupit të një 43-vjeçari, që e njohu përmes internetit është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani.
Stefan R, 42 vjeç, u shpall fajtor për vrasje, pas krimit të rëndë të ndodhur më 6 shtator të 2020-ës.
Kryetari i trupit gjykues, Matthias Sert tha se Stefan ka kryer krimin “për të realizuar fantazinë e tij kanibaliste” dhe e ka cilësuar si “çnjerëzor”.
Në tridhjetë vitet e karrierës së tij, gjyqtari tha se “nuk është ndeshur kurrë me një rast të tillë”. I akuzuari ka qëndruar i heshtur gjatë leximit të vendimit.
Top Channel