2022 mund të jetë viti i fundit i Gareth Bale në futboll.

Edhe pse është në moshën 32-vjeçare, sulmuesi uellsian të cilit i skadon kontrata me Realin e Madridit në fund të këtij sezoni, po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli.

Duke iu referuar mediave angleze Bale do të vazhdojë të luajë rregullisht nëse Uellsi arrin të kualifikohet në Kupën e Botës deri në fund të këtij viti ndërsa në rast të kundërt nëse britanikët eliminohen nga Austria ose nga fituesja e çiftit Skoci-Ukrainë, atëherë Bale mund të vendosë ta mbyllë me futbollin e luajtur që në fund të këtij sezoni.

Ndërsa nëse Uellsi kualifikohet Bale në verë do të gjejë një tjetër skuadër për të ruajtur formën fizike deri në momentin që do të zhvillohet Kupa e Botës, Katar 2022.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA