Einxhel dhe Dj Dagz kanë shkëmbyer mbrëmjen e djeshme puthjen e tyre të parë.

E sikletosur, gazetarja i pranoi Beniadës ngjarjen e ndodhur.

Teksa diskutojnë me njëra-tjetrën Einxhel nuk e fsheh pendesën për veprimin e bërë.

“Isha tapë, shumë e lodhur dhe e mërzitur. Nuk duhej të ndodhte, kishim rënë dakort që s’do e bënim kurrë. Nuk duhej fare të ndodhte. Bëhem shumë e dashur kur pi alkool dhe kjo nuk është fare gjë e mirë”,- tha ndër të tjera Einxhel.

Nga ana tjetër Beniada u përpoq ta qetësonte duke e nxitur të shijojë momentin.

“Shijoje momentin si të vijë. Nuk ka asgjë të puthësh një djalë për të cilin ke pëlqim. Çfarë të terrorizon kaq shumë? Do të të shikojnë njerëzit dhe pas disa ditësh kjo gjë do harrohet. Merre me sportivitet”,- i tha ajo

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA