Zjarri përfshin ndërtesën e parlamentit në Cape Town, detajet nga ngjarja

02/01/2022 10:20

Një zjarr i madh shpërtheu mëngjesin e sotëm në selinë e Parlamentit të Afrikës së Jugut në Cape Town , sipas gazetarëve të AFP në vendngjarje.

“Çatia mori flakë dhe ndërtesa e Asamblesë Kombëtare është gjithashtu në flakë ,” tha një zëdhënës i shërbimeve të shpëtimit të qytetit për AFP, duke bërë thirrje për ndihmë.

Zjarri ra në katin e tretë të ndërtesës dhe sipas informacioneve të para, duket se ka nisur në një ambient zyre dhe është përhapur në një palestër, tha Jean-Pierre Smith , anëtar i Këshillit Bashkiak të Cape Town, përgjegjës për sigurinë.

“Zjarri nuk është vënë nën kontroll dhe ka pasur të çara në muret e ndërtesës ”, shtoi zëdhënësi.

Zjarri, i cili u përhap në katet e ndërtesës, ka rënë rreth orës 04:30 me orën greke.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel