Vjen në gjuhën shqipe përmes përkthimit të studiuesit dhe shqipëruesit Luan Topciu, një nga poetët më të shquar rumune Cezar Ivănescu. Ky eshte nje botim dygjuhësh shqip – rumanisht, me poezi në të cilën ndjen njëkohësisht muzikën, vallëzimin dhe teatrin.

Para se të njihja poetin kam njohur poezinë e tij, thotë Luan Topciu. Një poezi e rrallë, me një muzikalitet dhe sqimë gjuhësore që e bëjnë unik në peizazhin e lirikës rumune. Poet atipik, i thellë, muzikor, të gjitha këto cilësi më bënin të kisha një qasje drejt saj, shton ai. Poeti u përpoq disi të vishte fjalën me muzikën, ta asocionte atë me tingullin, si tipar i artit sinkretik.
***
Përkthimi i poezisë së Cezar Ivănescu-t është një provokim dhe një ndërmarrje e vështirë. Vështirësitë e përkthimit të saj nuk janë të rendit gjuhësor, por të nivelit të kuptimit, të thellësisë, peshës së fjalës mbi dhe nëntekstor, të simbolikës, të gjetjes së çelësave dekodifikues, të kuptimit të mistikës së saj, të transmetimit të muzikalitetit të saj etj. Në tekstet e poetit Cezar Ivănescu mund të ketë poezi që të pëlqejnë më shumë apo më pak, por në to vibron diçka “e shenjtë”. Hyjshmëria e vetme e poetit është lindja, akti i krijimit, i cili përzien gëzimin me vuajtjen, frikën me shpresën.

Të dhëna për librin
Titulli: Fryt
Autor: Cezar Ivanescu
Viti i botimit: 2021
Shtëpia e Botimit: Ombra GVG
Përkthyes: Luan Topciu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA