Të gjithë e dimë se Vatikani është vendi më i vogël në botë dhe të paktën një herë në jetë rekomandohet ta vizitoni. Ai ka një histori intriguese dhe pak gjasa ka që dikush të ketë dëgjuar për to. Duke mësuar këto histori, ju mund të zgjeroni kulturën tuaj të përgjithshme. Le t’i shohim.

Në Vatikan ka tunele nëntokësore

Në vitin 1527, tunelet ndihmuan për të shpëtuar jetën e Papa Klementit VII gjatë një sulmi në Romë. Perandori Charles V dërgoi trupa në Romë për të vrarë priftërinjtë, murgjit dhe murgeshat. Por garda zvicerane arriti të mbrojë Papën, duke i dhënë atij kohë të mjaftueshme për t’u larguar përmes tuneleve.

Muzetë në Vatikan kanë koleksionin më të madh të veprave të artit në botë

Më shumë se katër milionë turistë në vit vizitojnë Vatikanin duke u njohur me punën e artistëve të mëdhenj si Michelangelo, Leonardo da Vinçi, Raphael dhe shumë të tjerë.

Vatikani ka ekipin e vet kombëtar të futbollit

Vatikani ka ekipin e vet të futbollit. Ndeshjen e parë e luajti në vitin 1985 dhe fitoi 3-0 kundër përfaqësuesve të gazetarëve austriakë. Anëtarët e ekipit janë punonjës të Vatikanit; oficerë policie, punonjës poste, nëpunës civilë dhe anëtarë të Gardës Zvicerane.

Vatikani ka një teleskop në Arizona, SHBA

Observatori i Vatikanit ndan Hapësirën me organizata dhe grupe të tjera për studimin e saj. Emri i teleskopit është Lucifer.

Vatikani ka qytetarë, por asnjëri prej tyre s’ka lindur atje

Qytetarëve iu është dhënë një status i tillë sepse ata punojnë për Vatikanin. Teknikisht, askush nuk mund të lindë Vatikan.

Vatikani ka rrjetin hekurudhor më të shkurtër në botë

Vatikani njihet për rrjetin më të vogël hekurudhor në botë. Me vetëm dy shina 300 metra dhe një stacion, Citta del Vaticano, nuk ka trena të rregullt pasagjerësh.

Në Vatikan konsumohet sasia më e madhe e verës në botë

Vatikani shënon konsumimin më të madh të verës për frymë se kudo tjetër. Një banor i tij konsumon rreth 54.26 litra verë në vit.

Benito Musolini e bëri Vatikanin një shtet sovran

Qeveria italiane luftoi Kishën Katolike për shumë vite deri sa u nënshkruan Paktet Laterane në vitin 1929. Në atë kohë, papët refuzuan të largoheshin nga Vatikani për 60 vjet. Ata nuk e njohën autoritetin e Mbretërisë së Italisë. Lufta politike përfundoi kur Benito Musolini nënshkroi një ligj për ekzistencën e Vatikanit si një shtet sovran.

Nuk kontrollohen pasaportat

Edhe pse Vatikani është një shtet më vete, nuk ka nevojë të kontrollojë pasaportat kur kaloni kufirin shtetëror. Ky është një lajm i mirë, duke marrë parasysh faktin se rreth 20 mijë njerëz vizitojnë Vatikanin çdo ditë dhe një kontroll për mjet identifikimi do të vononte udhëtimin.

Të gjithë gardistët në Vatikan janë zviceranë

Garda Papnore u themelua në vitin 1506 nga Papa Julius II, ajo është përgjegjëse për sigurinë e Papës. Për të qenë pjesë e kësaj garde aplikantët duhet të plotësojnë disa kushte: kandidati duhet të jetë katolik, beqar, mashkull i moshës 19 deri në 30 vjeç, të paktën 180 m i gjatë, shtetas zviceran dhe të ketë marrë një trajnim bazë ushtarak në Zvicër.

Top Channel