Problemi me pronat ku po rindërtohet në Laç/ Rama: Përballje e shëmtuar me maskarenjtë e drejtësisë

30/12/2021 11:42

Procesi i rindërtimit të banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit në Laç ka ecur me ritme të ngadalta, për shkak të problemeve me pronat.

Kryeministri Edi Rama, duke folur për rindërtimin, në konferencën për mediet, tha se rasti i Laçi është një nga mënyrat më të shëmtuara të përballjes me maskarenjtë e drejtësisë, që ende nuk kanë kaluar procesin e Vetting-ut.

Jemi në kushtet kur po rikthejmë në shtëpitë e reja shumë familje. Procesi vazhdon. Kemi kantiere të mëdha në Tiranë, “5 Maji” dhe Kombinati (proces më i gjatë). Kemi lagjen e re në Durrës dhe një sërë pallatesh. Kemi lagjen e re në Krujë, që ka nisur pas një situate të koklavitur me pronësinë. Kemi Laçin, një nga mënyrat më të shëmtuara të përballjes me maskarenjtë. Që nuk e kanë kaluar ende procesin e Vetting-ut dhe po bëjnë ça të munden. Njerëz që dalin me çekiçin e drejtësisë dhe bëjnë çudira. 2022 do të fshijë të gjitha plagët e hapura nga tërmeti“, tha Rama.

Qindra familje, që mbetën pa shtëpi pas tërmetit shkatërrimtar, kanë hyrë gjatë dhjetorit në banesat e reja në Tiranë dhe Durrës, ndërkohë që Projekti i Rindërtimit vazhdon.

Top Channel