Kriza energjitike/ Rama në konferencë: E paralajmërova, s’do ketë rritje të çmimit për konsumatorët. Kemi gati planin me 4 pika

30/12/2021 11:21

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundit me gazetarët për këtë vit, e nisi fjalën e tij me krizën energjetike, për të cilën tha se është krenar për mënyrën se si qeveria ka mbrojtur konsumatorët familjarë.

Ai tha se teksa vendet e tjera të rajonit dhe Europës kanë rritur çmimet, qeveria shqiptare vendosi që të mbrojë konsumatorët familjarë nga kjo rritje, ndërkohë që për të gjithë ata që nuk e besonin këtë krizë, ai mori shembull Kosovën.

Kryeministri tha se në adresimin afatgjatë të krizës energjitike, qeveria ka gati një plan me 4 pika.

Nga ta nis, mbase nga një fakt, i një krize energjitike globale që po sfidon të gjitha shtet dhe i një dallge të tërbuar të çmimeve, që fundmi kanë arritur në 450 euro për megavat. Kjo krizë të cilën unë e kam paralajmëruar më parë , nuk duket se ka fund të qartë. Është fol për qershorin por askush nuk mund ta konfirmojë këtë. Në vendet rreth e rrotull janë rritur çmimet ne i kemi qëndruar një ideje fikse , se do ti bëhemi mburojë familjarëve dhe biznesit të vogël, por tani që flasim po zhvillohet një bisedë mes Ballukut dhe kompanive që janë të lidhur me tensionin e mesëm, dhe po përgatisim dhe për ta një skemë lehtësuese. pse po ja dalim t qëndrojmë, sepse ne e kemi adresuar krizën më një reformim të skemës së furnizimit dhe deri tani jemi besim plotë se së paku për periudhën deri në qershor, ndërkohë parashikojmë një efekt lehtësues, pa qenë në mundësinë për të qenë të saktë se s’di o të jetë gjendja në mars prill, por dua të them se do vazhdojmë ti mbrojmë konsumatorët familjarë. për mua moslejimi i rënies së dallgës së krizës mbi familjet dhe kompanitë që funksionojnë me tension të mesëm, është fantastike.

Shikoni Kosovën, sot është në kthetrat e një krize që për arsye objektive, dhe është në kushtet ku duhet të zgjedhe mes rritjes së çmimit dhe kufizimit, dhe kjo për të gjitha ata që thoshin s’ka krizë dhe e bëjnë për të devijuar vëmendje. Jam i lumtur që ne e kemi situatën të qëndrueshme, e për më tepër po ndihmojmë Kosovën, se në sekëlldira dhe në gëzime duhet të ndajmë me Kosovën atë që kemi.

Tani për adresimin e problemit të energjisë afatgjatë, ambicia jonë është që ne të kalojmë në eksportues neto të energjisë, pra që garantojmë veten dhe shet te te tjerët, si do e bëjmë, duke rrit kapacitetet, që do na i mundësojë Skavica, tjetra duke vënë në punë me një skemë të re Tecin e Vlorës, tjetra me parqet fotovoltaike dhe duke rritur kapacitetin e prodhimit nga uji, ku jemi duke vlerësuar një projekt të madh që do të shtojë ndjeshëm kapacitet, dhe kështu futemi në rrugën e transformimit epokal energjitik“, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA