Dhurata për fëmijët në spital/ Futbolistët e kombëtares shkuan në pediatrinë e QSUT
30/12/2021 15:22
Përfaqësues të kombëtares kuqezi Megi Doci, kapitenia e kombëtares së femrave, Myrto Uzuni lojtari i kombëtares së meshkujve dhe drejtues të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, ishin të pranishëm tek Pediatria në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet për të shpërndarë disa dhurata për fëmijët e sëmurë.
Një gjest i tillë tashmë është kthyer në traditë nga lojtarët dhe lojtaret kuqezi të cilat shpesh herë kanë qenë të pranishëm pranë fëmijëve në nevojë për t’i bërë të harrojnë sadopak momentet e tyre jo të mira, në periudhë festash dhe jo vetëm.
Top Channel