Mbi 80 mijë tonë karburant të zhdoganuar në gusht, të ardhurat doganore arrijnë 22.8 miliardë lekë Pas kundërshtisë së shoqatave të biznesit për të dalë në treg të lirë për blerje energjie nga janari 2022, ministria e Energjisë ka vendosur të mbrojë edhe këtë fashë, duke shtyrë me 6 muaj afatin e procesit për rreth 7 400 biznese.
Edhe pse pranoi se kjo masë nuk ndihmon liberalizimin e tregut një proces i zvarritur me vite, ministrja Belinda Balluku tha se ky vendim vjen si mbrojtje ndaj konsumatorëve.
“Nga rritja e çmimit të naftës e gazit ka dhe një abuzim nga prodhuesit, të nesërmen reflektohet rritja e çmimit të kafes, bukës, naftës dhe kjo është e padrejtë. Të kërcënosh shtetin se do mbyll linjat e prodhimit e vuan konsumatorët, shqetësimi ynë është konsumatori që ndikohet nga çdo lloj ndryshimi . Kemi marrë një vendim për të thënë të drejtën që shkon në limitet e sakrificës që të mbrojmë edhe tensionin e mesëm. Me një afat të caktuar për tu ulur në këtë tryezë dhe për të diskutuar në fillim të qershori. Në rast se ulja e çmimit konsolidohet në muajin qershor nëse do jetë e mundur që ju të dilni në treg të lirë”.
OSHEE kishte parashikuar nisjen e fazës së dytë të liberalizimit të tregut të energjisë në fillim të vitit të ardhshëm ku gati 7400 biznese të lidhura me tensionin e mesëm do ta siguronin energjinë me çmimet e tregut, diçka që nuk u mirëprit prej tyre duke paralajmëruar edhe rritje të çmimeve të produkteve në tregun vendas.
Me tarifat aktuale, bizneset e kësaj fashe pra ato të lidhura me tensionin e mesëm 20 kilovolt paguajnë një kilovat/orë energji për 11 lekë, ndërsa konsumatorët familjarë 9.5 lekë/kwh.
Top Channel