Përfundon gjykimi për dosjen “339″/ GJKKO shpall të pafajshëm Samuel Ndokën

28/12/2021 13:49

Gjykata e Posaçme jep pafajësi për Samuel Ndokën, i akuzuar në një nga fraksionet e dosjes 339.

Ndoka akuzohej për “trafik narkotikësh”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “armëmbajtje pa leje”.

I kontaktuar nga media mbrojtësi i të pandehurit Samuel Noka, avokat Arbër Hoxha u shpreh se “vendimi është i drejtë dhe është rasti për t’u përgëzuar gjykata në dhënien e drejtësisë, pasi ish Gjykata e Krimeve te Rënda dhe aktualisht Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në 21 vite të ekzistencës se saj, ky është vendimi i 3 i pafajësisë”.

GJKKO, përfundoi këtë të martë gjykimin e dosjes 339/1, duke i dhënë fund edhe një prej dosjeve më të përfolura.

Fation Marku, Gentian Marku dhe Oltion Marku janë dënuar me nga 9 vjet e 4 muaj burgim.

Ata akuzohen për kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër të grupit të strukturar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA