Dekriminalizimi nuk mund të përfshijë personat non grata pa vendim gjyqësor. Analiza e ish kreut të KQZ Kristaq Kume

28/12/2021 17:54

Profesor Kristaq Kume ka folur në “Top Talk” për çështjen e dekriminalizimit që ka disa penalitete ose persona që kanë specifika të ndryshme në raport me jetën e tyre të të kahershme dhe përjashtohen nga mundësia që të jenë përfaqësues politik të zgjedhur.

I pyetur nëse e prek rastin Berisha ky amendament i përfshirjes së personave non grata në ligjin e dekriminalizimit, Kume u përgjigj:

“Nëse futet, patjetër që e prek sepse do të jetë në ushtrim të një mandati i cili kundërshtohet nga një ligj. Problemi për mua nuk duhet trajtuar duke iu referuar rastit por duket sikur po bëhet për persona. Publiku është i bombarduar me informacion.”

Denis Dyrnjaja: Pritet të ketë dhe persona të tjerë non grata.

Kristaq Kume: Pyetja që duhet bërë është: A duhet apo s’duhet bërë kjo gjë në legjislacionin shqiptar? Nuk është kaq e thjeshtë sepse nëse bëhet në këtë mënyrë, në fakt goditet, baza e themeli me të cilin është ngritur i gjithë ligji i dekriminalizimit. Kjo është ngritur mbi parimin që prodhon efektet për atë që parashikon ky ligj vetëm nëse ndodhen në kushtet e një vendimmarrje nga trupa gjyqësore. Pra kur ke një akt gjyqësor, mund të mos jetë vendim i formës së prerë.

Top Channel