25 vjetori i sulmeve të 11 shtatorit/ Ambasada amerikane në Tiranë nderon 2,977 viktimat: Nuk do ta harrojmë kurrë
Varianti “Omicron” ka ngritur alarm në të gjithë botën për shkak të transmetueshmërisë dhe faktit që nuk dihet se sa efekt kanë vaksinat tek ky variant.
Mbrëmjen e sotme në “Open” u diskutua rreth kësaj teme. Teksa u pyetën nëse do të ketë variante pas Omicronit, mjeku Pëllumb Pipero dhe epidemiologu Ilir Alimehmeti thanë se mund të jetë fillimi i fundit të pandemisë.
Pipero: Sa më gjatë të jetë virusi mes njerëzve, aq më gjatë mund të krijohen mutacione të reja. Omicrone nuk duhet të kalojë me lehtësi por mendoj se është fillimi i fundit të pandemisë. Por nuk mjaftojnë dy doza vaksinash.
Alimehmeti: Besoj që është fundi i maratonës. Ajo çka mund të bëjmë është të ngremë imunitetit tonë se javët në vijim do të jemi të gjithë të vaksinuar. Personat më të shëndetshëm e bëjmë dhe më mirë.
Top Channel