Aksident në rrethrrotullimin e Thumanës, shoferi humb kontrollin. Përplaset me trafik ndarësen

27/12/2021 22:49
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrethrrotullimin e Thumanës.

Rreth orës 22:20, një 36-vjeçar i identifikuar me inicialet Sh. K., ka humbur kontollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me trafik ndarësen.

Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel