Panairi i përvitshëm i quajtur Cali që zhvillohet çdo vit në qytetin jugperëndimor të Kolumbisë i është rikthyer traditës, pas anulimit që iu bë vitin e kaluar për shkak të pandemisë.
Kërcimtarët e salsës mbushën rrugët me kostumet e tyre dekorative në Salsodromo për të inauguruar hapjen e festivalit.
Festivali i Calit daton që nga 1957, një vit pasi një shpërthim i madh tronditi qytetin duke vrarë qindra njerëz. Në këtë mënyrë autoritetet vendosën të organizonin një panair të madh vitin e ardhshëm që të ngrinin morali ne njerëzve dhe t’i jepnin një shtysë së re ekonomisë. Edhe pse origjina e panairit vjen nga motive tragjike, ajo nuk i ka penguar anëtarët e saj të gëzojnë shumë në lodrat dhe argëtimet që përgatiten për festën.
Tashmë, ky panair tërheq diku tek 2 milionë vizitorë dhe shfaq në mënyrë të mrekullueshme diversitetin muzikor dhe kulturor të shumicës së popullsisë Afrikano-Kolumbiane. Është transformuar gjithashtu në eventin më të rëndësishëm social dhe muzikor kombëtar.
Top Channel