Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka bërë një reagim publik pasi filmi shqiptar “Zgjoi” është futur në listën e filmave për çmimin ‘Oscar’.

Ajo tha se është shumë krenare për këtë dhe se kjo është mënyra më e mirë për ta përfunduar vitin 2021.

Në postimin e saj, të shpërndarë në Instagram, një koment e ka bërë edhe themeluesja e kompanisë së famshme “Versace”, Donatella Versace.

Ajo ndër të tjerash ka theksuar se Kosova ka shumëpër t’u krenuar.

“Mrekulli! Ti duhet të jesh shumë krenare Dua, Kosova ka shumë për t’u krenuar”, ka qenë komenti i Donatellas.

“Hive” (Zgjoi) ndërkohë bën pjesë në listën e 15 filmave ndërkombëtarë për edicionin e 94-të të ceremonisë së ‘Oscars’.

Ky film është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA