Rreth orës 20 të mbrëmjes së të shtunës një 35-vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri në një makinë në Kodër-Kamëz.
Viktima mësohet se është Can Kariçi lindur në Dibër dhe banues në Kamëz. Polica e gjeti automjetin e ndezur kur mbërriti në vendngjarje. Burime për Top Channel bëjnë me dije se ai po pinte kafe me një vajzë në një lokal në zonë para se të thirrej nga dikush dhe të ekzekutohej me 4 plumba.
Viktima mësohet se është mik i Erigers Mihasit dhe Armand Dumanit që u vranë në nëntor në zonën e Astirit në një atentat. Mësohet se viktima kishte precedent të mëparshëm penal. Can Kariçi ishte arrestuar pasi u kap me një armë zjarri pistoletë në Fushë-Milot, në një kompleks.
Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është autori i vjedhjes së targave të shpallura në kërkim nga policia e Shkodrës të vjedhura në vitin 2019. Viktima u gjet i vrarë në një automjet tip Golf në një zonë të banuar ndërkohë që kamerat e sigurisë së zonës mund të ndihmojnë policinë për të zbardhur rrethanat e kësaj vrasje.
Top Channel