Fëmija i vogël që shokoi botën disa vjet më parë kur fotografohej duke pirë dhjetra cigare në ditë, tashmë është transformuaar krejtësisht pasi e ka lënë zakonin e dëmshëm.
Ardi Rizal, nga Sumatra në Indonezi, ishte vetëm dy vjeç kur shihej duke tymosur cigare, të cilët njihet si një nga shkaqet kryesore të kancerit.
Por shtatë vjet më vonë djali i ri ka hequr dorë nga zakoni i pashëndetshëm dhe është fotografuar në pamje të mirë, elegante dhe i lumtur.
Më parë Ardi ishte një fëmijë mbipeshë që ushqehej me konserva të yndyrshme dhe kishte zakone toksike per veten, por tani raportohet se jeton me një dietë peshku të freskët, fruta e perime.
Rrjeti CNN solli një intervistë të tij ku thoshte se lënia e duhanit ishte e vështirë: “Ishte e vështirë, nëse nuk tymosja goja më rrinte me një shije të hidhur dhe në kokë isha i hutuar”.
“Tani jam i lumtur. Ndjehem entuziast dhe i freskët nga trupi.”
Gazetarët raportojnë se qeveria vendore ndërhyri që fëmija të kishte kujdes të specialistëve, pasi prindërit e Ardi nuk ishin të aftë ta bënin të linte duhanin.
Nëna e tij Diana thotë se femija kishte luhatje temperamenti nëse nuk kishte cigare dhe kishte frikë se i biri do të vdiste prej varësisë së tij.
“Ai niste të lëndonte veten nëse nuk kishte cigare. Pinte prej disa muajsh pasi mbushi dy vjeç por me ndihmën e specialistëve ai ia doli”.
Pas lënies së duhanit Ardi krijoi varësinë tjetër kundër ushqimit të shpejtë prandaj prindërit e tij thonë se duhet të kërkonin ndihmën e një nutricionisti.
Tanimë agjencia thotë se Ardi ia ka dalë të çlirohet nga varësitë e tij dhe madje shkelqen në mësime.
Top Channel