Richard Sandrak ishte njohur në rininë e tij të hershme si ‘Herkuli i vogël’, por tanimë ka një fizik të ri i cili e bën të mos njihet më nga koha kur u kurorëzua ‘Djali më i Fortë në Botë’, 18 vjet më parë.
Fëmija ‘bodybuilder’ Richard Sandrak kishte një fizik të pabesueshëm prej moshës tetë-vjeçare.
I vogli kishte krijuar muskuj barku dhe krahë muskulozë, madje ishte i aftë të ngrinte tre herë peshën e trupit të tij gjatë stërvitjeve.
Richard arriti të bëhej gjithashtu mjeshtër karateje dhe u shpall “Djali më i Fortë të Botë” por prindërit e tij me të drejtë u vunë nën kritika të ashpra abuzimi e paditurie, pasi trupi i tij në moshën 11 vjeçare kishte vetëm 2% yndyrna, çka mund të ishte fatale për të.
Ekspertë mjekësore të pyetur nga rrjeti LadBible thonë se një fëmijë i asaj moshe nuk mund të prodhojë hormonin testosteron për të krijuar ato muskuj prandaj sugjerohej se djalit i ishin dhënë steroidë.
Ndërkohë Richard arkëtonte mijëra dollarë në muaj me famën e tij, por më vonë pranonte se kishte pasur një fëmijëri e izoluar, te zhveshur nga pafajësia dhe e kontrolluar nga babai i tij abuziv Pavel, shkruan rrjeti ABC.
Kur djali ishte në moshën 11 vjeçare, babai i tij u burgos për dhunë shtëpiake ndaj nënës së Richard, duke ndërprerë lidhjet me ta dhe për fat fëmija ndaloi stërvitjen ‘bodybuilding’.
Richard është tashmë 29 vjeç, dhe nuk do t’ia dijë për bodybuilding. Amerikano-ukrainasi thotë se nuk e merr më malli për stërvitjen.
Në një intervistë me rrjetin Inside Edition, ai tregon: “Jo, nuk merrem më me pesha. U bë e mërzitshme por jam gjithsesi krenar për të kaluarën.”
“Nuk preferoj që njerëzit ta dinë dhe nuk do të mbetem i bllokuar në të shkuaren”.
Tani burri thotë se nuk dëshiron të ketë të bëjë me muskujt por dëshiron të bëhet një shkencëtar kuantik me agjencinë hapësinore NASA.
Top Channel