​10 punët më të mira që mund t’i bëni me diplomë në psikologji

24/12/2021 05:15

Nëse i keni përfunduar studimet në psikologji, a e dini që keni më shumë zgjedhje në karrierë me këtë drejtim se sa vetëm profesor për lëndën e psikologjisë? Ka shumë drejtime të tjera që mund t’i bëni nëse e keni diplomën në këtë drejtim. Madje, do të habiteni kur ta kuptoni se sa shumë rrugë ka karriera në psikologji.

Terapistë
Terapistët i ndihmojnë klientët që t’i procesojnë mendimet, emocionet dhe vendimet. Ata ndihmojnë në nxitjen e shëndetit mendor dhe lumturisë. Përderisa secili terapistë ka procesin e tij vetjak, në përgjithësi ata ndihmojnë klientët dhe nxisin biseda për të mësuar më shumë rreth tyre. Terapistët mund të punojnë në variante të ndryshme si puna sociale, familja ose martesa.

Analistë të sjelljes
Këta studiojnë dhe zhvillojnë plane për të nxitur ose ndryshuar disa aspekte të sjelljeve dhe shprehive njerëzore. Ata mund të punojnë në spitale, shkolla, departamente të qeverisë dhe më shumë. Në studimet e tyre mund të përfshihen pacientë të ndryshëm me dëmtime të trurit si pacientë psikiatrikë, fëmijë ose veteranë.

Hulumtues
Zhvillojnë dhe testojnë teori shkencore për ta kuptuar shëndetin tonë mendor, sjelljet dhe subjekte të tjera që lidhen me psikologjinë. Hulumtuesit mund të punojnë për kompani private, në laboratorë ose për qeverinë.

Profesorë të psikologjisë
Profesorët punojnë në nivele të larta dhe në institucione arsimore, për t’i mësuar nxënësit dhe studentët rreth termeve të psikologjisë, metodave, teorive etj. Ata zhvillojnë kurrikulume dhe mbajnë klasë në baza ditore. Ata gjithashtu janë përgjegjës për t’i testuar nxënësit në lidhje me njohuritë që kanë grumbulluar, duke u bërë provime apo të tjera metoda të testimit.

Psikologët industrialë
Psikologët organizativë ose industrialë i përdorin njohuritë e tyre për sjelljet me grupet dhe organizatat për të zhvilluar trajnime, për t’i bërë proceset me efikase dhe për të nxitur aspekte të tjera të punës me bizneset.

Psikologë klinikë
Psikologët klinikë studiojnë, diagnostikojnë dhe dizajnojnë plane për trajtimet për pacientët me sfida të shëndetit mendor. Në kushte normale punojnë në spitale, por disa mund të punojnë drejtpërdrejt me familjes në shtëpitë e tyre ose në klinikat e tyre private.

Neuropsikiatër
Këta janë doktorë të cilët observojnë, diagnostikojnë dhe trajtojnë funksione jo normale që lidhen me trurin dhe sistemin nervor. Përderisa në kushte normale ata punojnë në spitale, të tjerët mund të punojnë me organizata që merren me shëndetin mendor ose në asistentë në çështje jetësore.

Psikologë të forensikës
Me çfarë merren këta psikologë? Ata studiojnë sjelljet e njerëzve të cilët bëjnë krime, përgjigjen në pyetje në lidhje me rastet e ndryshme dhe gjejnë dokumente për raste të ardhshme që kanë detaje të ngjashme. Zakonisht ata punojnë me organizata shtetërore dhe shpesh janë të punësuar nga policia ose programe ushtarake.

Psikologët sportivë
Psikologët sportivë punojnë me atletë për t’i adresuar çështjet mendore dhe të sjelljeve, kështu që do të përformojnë në mënyrën më të mirë. Ndërsa, ata mund të zhvillojnë impiante për pengesa të thjeshta si nivelet e besimit ose aftësitë drejtuese, ato gjithashtu mund të trajtojnë çështje më serioze psikologjike.

Psikologët korrektues
Këta punojnë ekskluzivisht me njerëz të cilët kanë qenë të përfshirë në krime. Këta psikologë mund të punojnë në burgje dhe qeli, por gjithashtu edhe me njerëz të cilët mund ta rregullojnë jetën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA