
22/02 16:36
Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale.
Së fundmi, ka publikuar një fotografi ku shfaqet me syze por vëmendjen e merr komenti i një ndjekëseje.
Rudina shkruan: “Më mirë një “qorre” se 10 dashnore ?”.
Përshkrimi në foton e moderatores nxiti komente të ndjekësve të saj dhe një prej tyre i shkroi: “Po ti ke qenë dashnorja e dikujt dhe more një plak”.
Megjithatë, Rudina Dembacaj nuk ia kurseu përgjigjen duke komentuar: “Po mi nonë, po. Më qaj hallin mua”.
Top Channel