Arrestohen dy persona në Elbasan, njëri ishte shpallur në kërkim. Ja për çfarë akuzohen

23/12/2021 14:24

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, një prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd u bë ndalimi i shtetasit në kërkim M. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin A. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin R. K., 78 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

– A. K., 32 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të me dashje”, pasi pasi ka goditur me grushte shtetasin A. L.;

– T. U., 50 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij, pasi dyshohet se gjatë natës në Belsh, në fshatin Përroi i Zi, ka tentuar të vjedhë me thyerje nga dritarja banesat e shtetasve Sh. H., R. H. dhe P. H., banues në fshatin Përroi i Zi, Belsh.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel