Hapja e kutisë së Pandorës nga Beniada ka bërë që të gjithë banorët, përveç saj dhe Einxhelit të kalojnë natën jashtë.
Teksa po qëndronin në oborr, një debat nisi mes Einxhel dhe Antonelës për shkak të ujit. Ishte Antonela që kërkoi ujë nga Beniada dhe kjo e fundit u kujdes që ta sillte nga brenda për të gjithë.
Ndërsa Einxhel reagoi duke thënë se ka ujë edhe jashtë dhe po i kërkonte që të mos e teprojnë me kërkesat ndaj Beniadës. Më vonë, kur Einxhel u largua, Antonela e komentoi sërish por banorët e tjerë zgjodhën të mos e zgjasnin.
Einxhel: Do çohet Beniada nga krevati me ta sjell ujin ty?
Antonela: Jo, por ishte këtu.
Einxhel: Hej zot i madh, mos e teproni, mos ia nxirrni prej hundësh.
Antonela: Nuk ia nxora.
Beniada: Ndoshta Einxhel nuk e ka problem të ftohtin…
Antonela: Vjen Einxheli duke dhënë komente pa lidhje. Më acaroi nervat.
Top Channel