I kërkoi menaxheres pushim për të vizituar në spital motrën që po vdiste, mbeti e tmerruar nga përgjigja e saj

22/12/2021 23:03

Një grua mbeti e tmerruar nga përgjigia e menaxheres së saj, kur i kërkoi leje në punë pasi duhet të vizitonte motrën e saj që po vdiste në spital.

Sipas mediave të huaja, Hillary Zinks, e cila punon si grimiere, kishte pasur një telefonatë makthi muajin e kaluar ku ishte njoftuar se motra e saj ishte shtruar në spital.

Kështu, gjatë rrugës për në spitalin në Las Vegas, ajo thirri punëdhënësit e saj për t’i njoftuar ata për situatën urgjente.

Gruaja kryente edhe një punë tjetër si kamariere në një restorant lokal,  por mori reagime të ndryshme nga shefat kur ajo kërkoi pushim.

Hillary tha në një video tashmë virale të TikTok se shefi i industrisë së saj të filmit ishte shumë i kuptueshëm.

Megjithatë, përgjigja ishte krejt e kundërt kur ajo e njoftoi shefen e restorantit.

Ajo lexoi mesazhin me tekst nga menaxherja e saj, që thoshte: “Unë e kuptoj dhe më vjen keq për atë që po përjetoni. Por jam kurioze të di pse po më njoftoni dy orë para turnit tuaj?”

Menaxherja gjithashtu i la një mesazh shumë dëshpërues Hillary-t duke shpjeguar se si ajo priste që punonjësit e saj të shfaqeshin në punë.

“Unë isha e zemëruar dhe e mërzitur për këtë gjatë pjesës tjetër të udhëtimit”, tha Hillary.

“Sa më shumë i afrohesha spitalit, aq më shumë e kuptoja se sjellja e saj ishte absolutisht e papranueshme dhe nuk mund të punoja më me të.”

Dhe pak para se të linte punën e kamarieres, ajo i dërgoi menaxheres së saj një foto të saj duke mbajtur për dore motrën,  duke ia treguar edhe gishtin e mesëm.

Disa ditë pas ndërveprimit të tmerrshëm, Hillary mori një telefonatë nga restoranti dhe iu tha se shefja e saj e vjetër nuk punonte më atje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA