Dua Lipa habit me kostumin e puthitur Versace/ Ndarja nga i dashuri Anwar Hadid pas dy vjet romance (fotot)

22/12/2021 21:35

Zhurmat e fundit thonë se ‘superstari’ me origjinë shqiptare Dua Lipa është ndarë nga i dashuri Anwar Hadid pas dy vitesh romance.

Por këngëtarja ekstravagante dukej përsëri në humor të shkëlqyeshëm sot teksa postonte foto joshëse në një kostum Versace të puthitur pas trupit me ngjyra vibrante.

Këngëtarja 26 vjecare tregonte fizikun e saj sensacional në veshjen përfshirëse blu e të gjelbër, të hapur ulët përpara në mënyrë thuajse “të rrezikshme”.

Për “look-un” e saj ajo përdorte si aksesor një çantë Versace ‘La Medusa’ e cila sipas mediave ka një kosto prej 1,040 paundë.

Dua kishte lënë flokët brune të lira drejt, teksa shfaqte bukurinë e saj me një makiazh të përmbajtur.

Këngëtarja e hitit “Levitating” mbante një palë vëthë të argjendtë dhe një seri unazash, teksa bënte një seri pozash të ndryshme lozonjare.

Zhvillimi vjen mes zhurmave se Dua nuk arriti të shpëtojë lidhjen e saj me modelin 22-vjeçar Anwar Hadid, edhe pse më parë kishin tentuar bisedime rikëshillimi.

Burimet thonë se çifti që ishin bashkë prej vitit 2019, e kanë mbyllur zyrtarisht, sipas rrjetit Deux Moi.

Këngëtarja nuk është parë prej dy muajsh me vëllanë e modeleve e Gigi e Bella Hadid, edhe pse The Sun pretendon se kjo ishte prej axhendave të tyre të ngjeshura të punës.

Burimet thanë për të përditshmen: ÇIfti duket se kanë vendosur të frenojnë romancën e tyre muajin që shkoi pasi udhëtimet e tyre të shumta kanë shkaktuar pasoja”.

Dua raportohet se po regjistron albumin e saj të ri në Londër dhe në Los Angeles, kurse Anwar ka punuar në New York.

Në një postim të pakuptueshëm në rrjetet sociale Anwar thoshte më herët se ishte mirënjohës për “njerëzit e tij të dashur që e udhëheqin dhe e mesojnë të jetë vetvetja.”

FOTO GALERI
1/8
Këngëtarja ekstravagante dukej përsëri në humor të shkëlqyeshëm sot teksa postonte foto joshëse në një kostum Versace të puthitur pas trupit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA