“Zgjoi” drejt Oscar-it/ Osmani: Krenare që për herë të parë një film artistik kosovar është në listën e ngushtë për çmimin e madh

21/12/2021 23:00

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmit se film kosovar “Zgjoi” është futur në listën e ngushtë të filmave që do të nominohen në “Oscars” për çmimin “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Akademia e Shkencave dhe Arteve në Los Angeles njoftoi të martën listën e ngushtë të filmave në disa kategori, ku në kategorinë lartpërmendur, në mesin e 15 filmave figuronte edhe filmi i regjisores Blerta Basholli.

Osmani përmes një status në rrjetin sociale Facebook, ku ka përgëzuar të gjithë ekipin për suksesin e shënuar nga ky film.

Sukses i jashtëzakonshëm! “Zgjoi”, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj. Bravo! Me ju drejt majave”, ka shkruar Vjosa Osmani në Facebook.

Sonte filmi “Zgjoi (Hive)” bën historinë! Shumë krenare! Për herë të parë një film artistik kosovar është në listën e ngushtë për çmimet Oscar. Urime të mëdha për Blerta Bashollin dhe ekipin dhe gratë e Krushës që treguan me guxim historinë e tyre”, shkroi presidentja në Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA