Sot samiti i Open Balkan/ Rama-Vuçiç-Zaev në Elbasan për darkën e mirëseardhjes

21/12/2021 01:21

Kryeministri Edi Rama zgjodhi qytetin e Elbasanit për darkën e mikpritjes të presidentit Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit te Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Një dark pune që i paraprim samitit të Open Balkan që mbahet në Tiranë.

Nën masa të forta sigurie Presidentit të Serbisë iu desh të udhëtonte direkt nga Rinasi në Elbasan duke mos u akomoduar fillimisht në hotel në Tiranë siç parashikohej.

Kjo për shkak të protestës organizuar nga Sali Berisha. I fundit për t’ju bashkuar darkës erdhi Zoran Zaev. Për djegien e flamurit serb në protesten e Berishës përmes një komenti në Facebook kryeministri Rama thotë:

“Ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia”.

Ndërsa kritikëve për afrimin e Shqipërisë me Serbinë në kurriz të Kosovës Edi Rama u dha këtë përgjigje.

“E vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë ”

Ballkani i Hapur thekson Edi Rama, s’ka asnjë lidhje me Jugosllavinë, se të vdekurit nuk ringjallen, po ka lidhje vetëm me Bashkimin Europian. Është interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar.

Top Channel