Shkodër/ Arrestohet 56-vjeçari i shpallur në kërkim, akuzohet për 4 vepra penale

21/12/2021 11:04
Foto Ilustruese

Një person i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë së Shkodrës.

56-vjeçari i identifikuar me inicialet N.P., banues në fshatin Selcë, Bashkia Malësi e Madhe, ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Kanosja”, “Fyerja” dhe “ Kundërshtim i punonjësit që kryen një shërbim publik”.

Nëpërmjet telefonit, ka kanosur, fyer dhe penguar për të punuar shtetasin A. Ç., 42 vjeç, banues në fshatin Dobraç, me detyrë administrator i një firme, i cili më datë 16.12.2021 ka bërë kallëzim në Polici.

Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, 56-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Top Channel