I maskuar dhe me thikë në dorë, një person grabit institucionin financiar në Peshkopi

21/12/2021 11:16

Një person i maskuar me kapuç dhe me mjet prerës në dorë ka hyrë një filial banke në qytetin e Peshkopisë, ku ka grabitur një shumë parash.

Menjëherë pas ngjarjes që ndodhi rreth orës 10:00, autori ia ka mbathur.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po  këqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit.

Top Channel