Lotari sportive në lokal, arrestohet 52-vjeçari
20/12/2021 09:31
Një 52-vjeçar që organizonte lojëra sportive në lokalin e tij u arrestua këtë të hënë në Tiranë.
Shtetasi me iniciale Z.T. u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, në rrugën “Selman Riza”.
Policia sekuestroi dy aparatura dekoder dhe një aparat celular dhe 62.500 lekë të rinj, që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Top Channel