Konflikti publik mes pop-star-it dhe bashkëshortes pushton mediat në botën kineze (fotot)

20/12/2021 18:15

Kantautori i lindur në SHBA, Wang Leehom është akuzuar për tradhti dhe abuzim emocional nga bashkëshortja Lee Jinglei

Artisti i suksesshëm në gjuhën kineze Mandarin ka publikuar tashmë një kërkesë publike ndjese ndaj ish-gruas, pasi konflikti familjar ka mbërthyer Kinën dhe disporën e saj.

Në një postin të gjatë në  mediat sociale , Lee Jinglei akuzonte Wang për abuzim emocional, mungesë kujdesi për familjen, tradhti bashkëshortore dhe takime me prostituta.

Akuzat tërhoqën vëmendje të madhe pasi Wang ka një reputacion prej ‘idhulli muzikor’, që në botën kineze shoqërohet dhe me reputacion virtuoz për sjelljen në jetën private.

Lee akuzon më tej Wang për transferim të aseteve në emrin e tij, duke përfshirë dhe ato që janë fituar bashkë me punën e Lee.

Ajo thotë se Wang e ka përdorur si një “gur shahu” për të mbrojtjur veten. “Nuk mbaj më kryqin për ty,” shkruante ajo.

Postimi i saj u përhap shpejt online, ku shumë përdorues shprehnin zhgënjimin me Wang, ndërsa ditët e fundit kompani të mëdha kanë ndërprerë kontratat e reklamave me të, si prodhuesit japonezë të makinave Infiniti apo grupi i bizhguterive nga Hong Kong, Chow Tai Seng.

Sot në një postim në rrjetet sociale  Wang premtonte të “merrte përgjegjësitë si baba, si bir dhe si figurë publike”, si dhe të ndante barrën e rritjes së tre fëmijëve me Lee.

“Kam gabuar në neglizhencën me familjen, dhe humbjne e imazhit publik të idhullit  …,” shkruante Wang. “Dua t’i kërkoj falje prindërve, ish-gruas  Jinglei dhe fëmijëve. Divorci është kryer tashmë dhe nuk mund të debatojmë për të shkuarën”.

Ndjesa e Wang mori 6.2 milionë përlqime e 420,000 në rrjetin social kinez Weibo.

Interesi ishte gjithashtu i lartë në Taivan ku Wang kihste shumë mbështetës. “Unë besoj në çdo fjalë që thua ti, do të të mbështes përgjithmonë,” shkruante një përdorues.

Kthesa e re e konfliktit erdhi kur babai i Wang akuzonte ish-gruan Lee për akuza të rreme ndaj të birit. Ai tha se Lee e kishte “detyruar” Wang të martohej me të kur i ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.

Lee u përgjigj duke thënë se ishte e gatshme të padiste Wang dhe babanë e tij për shpifje, prandaj kërkoi një ndjesë publike prej tij.

FOTO GALERI
2/3
Lee Jinglei akuzonte Wang për abuzim emocional, mungesë kujdesi për familjen, tradhti bashkëshortore dhe takime me prostituta.

Top Channel