Zhvillimet në PD me në krye Berishën dhe covid-19/ Ironia e biznesmenit gay: A ka politikan që mendon për shëndetin e popullatës?  

19/12/2021 17:21

Pas foltoreve, Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha e mbajtur më 11 dhjetor 2021, si dhe referendumit të mbajtur jo më larg se dje për shkarkimin e Bashës, ka reaguar edhe biznesmeni gay Elton Ilirjani.

Përmes një shënimi në instatory, Ilirjani kujton faktin se Sali Berisha edhe pse doktor në profesion nuk i intereson se tashmë jemi në një periudhë pandemie dhe nuk duhet që qytetarët të grumbullohen, aq më tepër me shfaqjen e varinatit të ri Omicron.

“Po mendoja: Rithemelusi Dr.Berisha është Doktor dhe në mes të një tragjedie botërore si Covid-19 dhe me tornadon Omicron mbledh njerëz nëpër protesta! Ndërkohë gjithë bota po rifillon mbylljet totale! Ky detaj më tërhoqi vëmendjen! Dmth a ka njeri në politikën shqiptare që mendon për shëndetin e popullatës? Nuk po përmend këtu problemet e tjera që i shkaktojnë vendit që e kanë katandisur si Haiti!” shkruan Ilirjani.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA