Sonte në mbrëmje vjen Episodi 7, Sezoni 1 i serialit “$NOB” nga Dalina Buzi me regji të Redi Trenit.

Kur mendonim se pikëpyetjet e fillimit morën përgjigje, ngjarjet menjëherë morën kthesë tjetër duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin se çfarë do të ndodhë.

Në serinë e 7-të të SNOB zbulohen më shumë detaje dhe krijohen marrëdhënie të reja.  Kristela dhe Albani u panë pranë njëri-tjetrin dhe pyetja më e madhe që ngrihet në këto momente është: çfarë do të ndodhë mes tyre?

Afrimitetin e tyre mesa duket nuk e përjeton aspak mirë Tesa, por çfarë do të ndodhë në përballjen e saj me Albanin?

Shumë pikëpyetje të ngritura, të cilat marrin përgjigje sonte në episodin e 7-të SNOB, ora 20:00 në Top Channel.

Top Channel