Një i moshuar ankohet në emisionin Fiks Fare se nuk e pranojnë në azil me pretendimin se nuk ka vende.

I moshuari, Ilia Xhallo u thotë gazetarëve se ka qëndruar për 11 muaj në shtëpinë e të moshuarve në Gjirokastër por është larguar vetë që andej pasi i vodhën sendet personale por tani do të rikthehet sërish se nuk ka ku qëndron. I moshuari tregon se arsyeja që ai është larguar është stafi pasi nuk është sjellë mirë me të.

Sipas të moshuarit kur ka jetuar më herët në këtë azil i janë vjedhur rroba dhe para.Më pas kur ka brakrisur azilin është strehuar në shtëpinë e një qytetari.Tashmë që ka shkuar sërish për tu rikthyer në azil 88 vjeçari thotë që nuk më pranon drejtori sepse nuk ka vende. Ai ka 6 fëmijë të cilët jetojnë jashtë shtetit dhe këtu është i vetëm.Bashkëpunëtorët e fiksit shoqërojnë të moshuarin për të marrë dokumentat dhe gjithashtu kur ai shkon në azil.I moshuari fillimisht i drejtohet Bashkisë Dropull për të tërhequr dokumentat.

Punonjësi i thotë që dokumentat e tij janë bërë gati që në janar. I sugjeron që si fillim duhet të shkojë të pyes a ka vende në azil. I moshuari shkon në azilin e Gjirokastrës. Punonjësja e njeh plakun dhe i thërret në emër.Gjithashtu i thotë se do pyes drejtorin a ka vende të lira.

Bashkëpunëtori i fiksit i kërkon të takojë drejtorin. Punonjësja e azilit thotë se drejtori nuk pranon takim. Drejtori refuzon 2 herë të takohet me pretekstin se nuk ka vende. Gazetarët e fiksit bashkë me të moshuarin presin në derë të azilit deri sa drejtori të vijë.Ata takojnë vetë drejtorin. Për të moshuarin ai thotë se nuk ka patur sjellje të mirë prandaj nuk do që ta marrë sërish në azil. Gjithashtu drejtori kërkon ndjesë për gabimin që bëri kur tha se nuk ka vende të lira.

Në të njëjtën kohë drejtori falenderon emisionin fiks fare që ju jep zgjidhje halleve dhe problemeve të qytetarëve. Pasi drejtori flet me gazetarët pranon që të moshuarin ta marrë serish në azil duke premtuar se do të trajtohet më mirë se të moshuarit e tjerë. Ndërsa i moshuari 88 vjeçar premton se që sot do sillet shumë mirë jo vetëm në institucion por edhe jashtë tij.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA