Mes shqetësimeve për impaktin shëndetësor te njeriu të rrjetit të fuqishëm 5G që po instalohet në të gjithë botën, kanë nisur të dalin në shitje objekte personale dhe aksesorë që pretendojnë se mbrojnë nga këto pasoja në shëndetin e njeriut.

Por në Holandë për këtë ka nderhyrë shpejt Autoriteti i Mbrojtjes e Sigurisë nga Radioaktiviteti duke thënë se në dhjetë produkte të inspektuara, ishte zbuluar radiacion i dëmshëm ionizues.

Ndërsa për rrjetin e ri 5G agjencitë thonë se “nuk ndryshon nga ai 3G e 4G, dhe përdor valë radio jo-jonizuese”, si dhe shton se “nuk dëmton ADN-në e njeriut.

Por megjithatë në Britani ka pasur sulme ndaj transmetuesve dhe antenave 5G nga njerëz që besojnë se janë të dëmshëm ndaj komunitetit.

Kritikët e këtyre antenave të fuqishme thonë se “influencojnë ose shkurtojnë jetën e njerëzve duke aktivizuar materiale, metale apo helme të caktuara në trupin e tyre”.

Produktet e reja Anti-5G kanë ardhur nga kompania “Energy Armor” (Mburojë ndaj Energjisë) dhe janë në formë varëse qafe, byrzylyk ose maskë.

Agjencia holandeze e radiacionit shkruante:

“Mos i mbani më këto produkte, verini në një vend të sigurtë ose kthejini. Disa shitës në Holandë janë informuar të ndalojnë shitjen e këtyre produkteve dhe të informojnë klientët e tyre”.

Për teoritë e konspiracionit që kanë nxitur tregun e produkteve “anti-5G”, në përgjithësi nuk janë zbuluar prova.

Në Britani prej majit 2020, rregullatori i shitjeve ka tentuar të ndalojë shitjen e një fishe USB me çmim 340 paundë, që pretendojnte se ofron mbrojtje nga radiacioni 5G.

Disa të tilla janë shitur në rrjetin  Amazon.

FOTO GALERI
2/5
Por në Holandë për këtë ka ndarhyrë shpejt Autoriteti i Mbrojtjes e Sigurisë nga Radioaktiviteti duke thënë se në dhjetë produkte të inspektuara, ishte zbuluar radiacion i dëmshëm

Top Channel