U arrestua sapo hyri në Kosovë, Noizy: Bëhej fjalë për sherrin me Cozman në 2016

16/12/2021 19:54

Reperi shqiptar, Rigels Rajku, ose siç njihet në tregun muzikor, Noizy ka reaguar pas arrestimit mbrëmjen e djeshme në Kosovë.

Ai ka konfirmuar se është arrestuar për përplasjen që ka pasur vite më parë me Cozman dhe mbështetësit e tij në një hotel në Prishtinë.

“Respekte për policinë e Kosovës por sistemi është m*t. Fakti që dikush vendos të nxjerrë një flet arrest pa të lajmëruar sikur të paktën një herë, ndaç me telefonatë, ndaç me postë, ndaç me e-mail të lënë të kuptosh se mbi policinë janë disa idiota që e komandojnë atë. Më e forta është se më thanë e kemi lajmëruar një shokun tonë që e njeh një shokun tënd për këtë rast.

Sepse ty nuk mund të të gjenim kontakt. Vërtet është kaq e vështirë. Nejse. Bëhet fjalë për incidentin që ka ndodhur në Sëiss Diamond në Prishtinë me 13 Shtator 2016. Dhe sipas tyre paskam një gjobë për të paguar dhe janë kujtuar pas 6 vitesh. Por kanë harruar të më kontaktojnë dhe kanë vendosur të nxjerrin fletë arrest. Edhe njëherë respekte për policinë e Kosovës për sjelljen njerëzore”, shkruan Noizy.

Kujtojmë që Noizy u arrestua mbrëmë nga Policia e Kosovës, por qëndrimi i tij nuk u zgjati shumë, pasi sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ishte i detyruar ta mbante 100 ditë burgim ose të paguante gjobë prej 2000 eurosh. Noizy zgjodhi të paguante gjobën duke u liruar.

Top Channel