Izraeli kërkoi negociata të drejtpërdrejta me Libanin, kryeministri libanez do të udhëtojë drejt Uashingtonit në ditët në vijim
Mbretëresha do të priste rreth 50 anëtarë të familjes mbretërore, duke përfshirë Dukën dhe Dukeshën e Cornwall-it, në Kështjellën Windsor, të martën, por ajo ka vendosur ta anulojë drekën e saj tradicionale familjare para Krishtlindjeve. Kjo për shkak të rritjes së rasteve të Omicron në Mbreterinë e Bashkuar.
Zakonisht ftohet edhe familja e gjerë, duke përfshirë kushërinjtë e Mbretëreshës Gloucesters, Duka i Kentit dhe Michaels of Kent.
Këto Krishtlindje janë të parat e Mbretëreshës, që i kalon e vetme, që nga vdekja e bashkëshortit të saj prej 73 vitesh, Dukës së Edinburgut. Mbretëresha dhe Filipi e kaluan ditën e Krishtlindjes së bashku në Windsor në 2020, pa pjesën tjetër të familjes, pasi kaluan pjesën më të madhe të vitit duke u kujdesur nga një numër i reduktuar i stafit për shkak të pandemisë.
Edhe dreka tradicionale e vitit të kaluar u anulua gjithashtu për shkak të Covid-19. Është traditë tashmë që Mbretëresha i fton fëmijët, nipërit dhe stërnipërit e saj që t’i bashkohen asaj në Pallatin Buckingham përpara se ajo të niset për qëndrimin e saj vjetor të Krishtlindjeve në Sandringham.
Top Channel