Bruce Springsteen shet të drejtat e të gjithë repertorit muzikor për $500mln (fotot)

16/12/2021 17:25

Fituesi i 20-time çmimeve Grammy, Springsteen kishte gjeneruar rreth $15 milionë të ardhura nga muzika e tij vetëm vitin e kaluar, ndërsa tani hoqi dorë prej saj për 500 milionë dollarë.

Rockeri amerikan Bruce Springsteen ka shitur të drejtat e autorit për të gjithë repertorin muzikor të jetës së tij te kompania Sony ku përfshihen 20 albumet, këngët klasike si ‘Born To Run’, ‘The Rive’r e ‘Born In The USA’, raportojnë mediat amerikane .

Marrëveshja e tij vjen pas lëvizjeve të ngjashme edhe nga Bob DylanBlondie dhe këngëtari David Boëie.

Kompania Warner Music bleu të drejtat e muzikës së Bowie në shtator, kurse Dylan shiti katalogun e rreth 600 këngëve të tij një vit më parë te grupi Universal Music Group për një shumë prej rreth $300mln.

Marrëveshja sjell siguri financiare për artistin kurse zotëruesit e të drejtave tashmë kërkojnë të përfitojnë me shpërndarje me pagesë në rrjet ose me liçensimet e filmave, programeve televizive dhe mënyrave të tjera të honorareve.

Kreu ekzekutiv i Sony Music, Rob Stringer, tha se kompania ka shpenzuar $1.4 miliardë në blerje të drejtash  në gjashtë muajt e fundit.

Mes tyre perfshihet e drejta e të gjithë katalogut muzikor të Paul Simon.

Marrëveshja e Springsteen është më e shtrenjta deri tani, nëse shifrat e raportuara nga Billboard janë korrekte.

Springsteen është një nga muzikantët ‘rock’ më të suksesshëm  të të gjitha kohërave.

Ai ka lindur dhe është rritur në New Jersey.

Reputacioni i tij është çimentuar në 1974, kur kritiku Jon Landau tha për një nga koncertet e tij:

“Të enjten në skenën e teatrit Harvard pashë historinë e rock’n’roll të më kalonte para syve”.

“Dhe pashë se e ardhmja e rock-ut është Bruce Springsteen. Në një natë kur kisha nevojë të ndjehesha i ri, ai më bëri të ndjehesha sikur po dëgjoja muzikë për herë të parë”.

FOTO GALERI
2/3
Springsteen është një nga muzikantët ‘rock’ më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA