Bullgaria do heqë veton/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u penguan nga Bullgaria për çeljen e negociatave me BE

15/12/2021 01:40

Kryeministri i ri bullgar, Kirirl Petkov, në një intervistë për Finance Time tha se do ta heqë veton për Maqedoninë e Veriut. Ai paralajmëroi se në gjashtë muajt e ardhshëm do të propozojë fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE.

Ky zhvillim mund të ndihmojë edhe Shqipërinë që të hapë negociatat me Bashkimin Europain. BE kishte vendosur që të mos i ndante dy vendet në rrugën integruese.

Komisioni Europian dhe Këshilli Europës kanë dhenë dritën jeshile për çeljen e negociatave me vendet e ballkanit perendimor dhe së fundmi pengesë ishte bërë vetoja bullgare. Ndërkohë Serbia hodhi të martën një hap të rëndësishëm për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, duke hapur bisedimet për një sërë kapitujsh që lidhen me mjedisin.

Por Beogradi u paralajmërua se përparimi në rrugën e tij evropiane ende varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Top Channel