Aktori amerikan Ben Affleck ka thënë së fundmi se ndjehej ‘në grackë’ në martesën e tij me aktoren Jennifer Garner si dhe shton se nuk do të kishte mundur të hiqte dorë nga alkooli nëse do të kishte qëndruar me të.
Në një intervistë me programin The Howard Stern Show Affleck pranonte gjithashtu se fillimisht hezitonte për rikthimin me ish-të fejuarën e tij të dikurshme Jennifer Lopez.
Duke folur për martesën e tij me Garner, 49-i tregoi Howard: “Me shumë gjasa do të përfundonim duke u përleshur, me shumë gjasa do të isha ende duke pirë”.
Ben ka qenë në klinikë rehabilitimi nga alkooli në 2018. Ai u nda zyrtarisht me ish-gruan në vitin 2015, disa ditë pas përvjetorit të tyre te 10-të të martesës.
“Një pjesë e arsyes pse pija, ishte sepse ndjehesha si në grackë. Nuk largohesha dot prej fëmijëve por nuk isha i lumtur. Prandaj pija një shishe uiski dhe bija në gjumë në divan, çka më pas rezultoi se nuk ishte një zgjidhje”.
“Përfundimisht ne tentuam të dy, prej fëmijëve, por vendosëm se nuk ishim modeli i prindërve që donim t’i jepnim atyre,” shton Affleck.
Prej atëherë Ben ka rindezur romancën me Jennifer Lopez, 52 vjeçe, me të cilën ishte dikur i fejuar deri në prishjen e lidhjes në janar 2004.
Tashmë dyshja e famshme e njohur dhe si ‘Bennifer’, shkaktojnë zhurmë e interes kudo ku shfaqen, por aktori pranon se fillimisht hezitonte për rilidhjen prej pasojave që mund të kishte te fëmijët e tij.
Ben shtoi: “Sigurisht që më shkonte ndërmend, fëmijët kanë qenë përgjegjësia më e madhe. Nuk të bëj asgjë që mund të jetë e dhimbshme apo dëmtuese për ta”.
Ben shpjegonte se edhe me ish-gruan Garner ishin një cift i famshëm, dhe kjo mund të prekte mireqenien e fëmijëve Violet, 16 vjeçe, Seraphina, 12, dhe Samuel, nëntë vjeç, të cilët jetojnë edhe ata nën dritën e mediave.
“Jeta ime i prek dhe ata, nënat e tyre janë të famshme, dhe këtë vijoj ta kem parasysh edhe tani”, tha ai mes të tjerash.
Top Channel