Opinionistët Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku kanë komentuar sjelljen e Arjolës përgjatë kësaj jave që ka qenë në nominim, në shtëpinë e Big Brother Vip.

Ajo që ata kanë rënë dakord dhe ia kanë komunikuar Arjolës është fakti se një njeri i fortë nuk ka nevojë të ngrejë zërin brenda shtëpisë, por të lënë publikun të gjykojë lojën e gjithësecilit.

Arbër: Nuk mendoj se banorët janë në garë se kush ka halle më shumë. Çdo njeri në botë ka halle. Arjola ka bërë një sakrificë për të qenë brenda shtëpisë dhe nuk do ta quaja hall, por sakrificë.

Arjola: Unë vlerësoj një rregullore që është vendosur në shtëpi dhe duhet ta zbatojmë të gjithë. Nuk mund të rrimë si në hotel me 5 yje.

Einxhel: Unë se kam respektuar dhe jam dënuar. Po kërkon medalje tani se s’po të kuptoj.

Arbër: Mund të japësh mendimin tënd për lojën brenda me banorët, por duhet të lëmë publikun të gjykojë. Këto ditë të kam parë me tone të larta.

Balina: Nëse ti do të bësh aleancë me Ilirin është zgjedhja jote dhe askujt tjetër dhe nuk ke nevojë ti japësh llogari njeriu për këtë. Nuk e kuptoj që pse duhet ta marrësh me kaq betejë dhe pse duhet të përplasesh me banorët, për një zgjedhje që është personale që është zgjedhja personale e banorëve për të ndenjur me njeri-tjetrin.

Ke hyrë në një lojë ku duhet të jesh e përgatitur për të gjitha. Nominimi të ka shkaktuar një lloj zemërimi. Të tha dyfytyrëshe dhe na lër të gjykojmë ne nga jashtë. Mendoj se nis mbi të gjitha te vetja jote, nëse je ok me atë që po bën se di pse duhet të japësh kaq shumë shpjegime.

Që je një gocë e fortë nuk e vë njeri në dyshim dhe një njeri mund të jetë i fortë edhe pa ngritur zërin, forca e njeriut tregohet nga reagimi që bën. Pjesa e hallit, vuajtjes, shqetësimit është shumë personale. Secili e përjeton në mënyra të ndryshme.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA